Loading…
Telefoni më i mirë në historinë e Apple: iPhone X (Foto/Video)
  • 12/09/2017 | 22:41

...

 

Pas shumë muajve të pritjes dhe thashethemeve, më në fund Apple ka prezantuar iPhonin e saj më të ri, Iphone X, së bashku me dy modelet tjera, 8 dhe 8 Plus, transmeton Gazeta Metro.


iPhone X ka ekran të plotë, teknologji për hapje përmes fytyrës Face ID dhe butoni kryesor nuk është më fizik, por i integruar në ekran. Çmimi i këtij modeli do të jetë më i larti ndonjëherë për iPhone, 1000 dollarë.

Gjithashtu, ky telefon është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit si dhe ka ekran të teknologjisë OLED. Ekrani do të ndizet me vetëm dy të prekura, pasi butoni kryesor është tashmë në ekran.

Apple thotë se ky iPhone ka teknlogji ekrani Super retina, rimbushet pa tela dhe ka kamerë prej 12 megapikselësh. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë