Loading…
Telekom Serbia nuk mirëpritet në Shqipëri, Vucic ankohet tek Merkel
  • 04/10/2018 | 10:11

...

Ndonëse raportohet se ka bërë ofertën më të favorshme duke ofruar 60 milionë euro për blerjen e Telekom Albania, Telekom Serbia nuk është e mirëpritur në Shqipëri.

Kështu janë deklaruar nga zyra e Qeverisë së Shqipërisë, derisa theksohet se përfshirja e Telekom Serbia në tregun e telefonisë celulare në Shqipëri mund të sjellë reagime të cilat mund të ndikojnë negativisht edhe për vetë kompaninë, transmeton Klan Kosova.

Burime zyrtare nga Shqipëria bëjnë me dije se drejtues të lartë të kompanisë serbe janë takuar me përfaqësues të Ministrisë së Transporteve e Telekomunikacionit në Shqipëri.

Në takimin e tyre drejtuesve të Telekom Serbia u është bërë i ditur edhe qëndrimi i palës shqiptare se ‘’nuk janë të mirëpritur për t’u bërë pjesë e tregut të telefonisë mobile edhe pse investimet serbe janë të rëndësishme për Shqipërinë’’.

‘’Ne jemi të gatshëm të presim investimet serbe në Shqipëri po për këtë sektor preferojmë një investitor me një tjetër profil’’, theksojnë më tej nga Ministria e Transporteve e Shqipërisë.

Negociatat me Telekom Serbia janë  konfirmuar zyrtarisht nga grupi OTE, pjesë e gjigantit Deutche Telekom i cili zotëron paketën e plotë të aksioneve të Telekom Albania.

Por ekspertët e njohur të ekonomisë në Shqipëri, e komentojnë këtë transaksion si një kambanë alarmi për faktin se tregu i ekonomisë ka edhe një specifikë tjetër, atë që lidhet me sigurinë kombëtare  pasi administron të dhënat e qytetarëve.

Paraprakisht raportohet se presidenti serb, Aleksandat Vuçiq ka kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, miratimin për këtë transaksion.

Ndërsa përveç aspektit të sigurisë kombëtare, ekspertët në Shqipëri e komentojnë sinjal jo të mirë largimin e investitorit strategjik Deutsche Telekom nga Shqipëria, pasi sipas tyre largohet një brend ndërkombëtar me të cilin mund të krenoheshin shqiptarët.

Ekspertët më tej u bënë thirrje institucioneve përkatëse dhe Qeverisë në Shqipëri që të analizojnë me kujdes këtë proces, në mënyrë që të mos cënohet siguria, pasi sipas tyre veçse dihet problematika që ka Serbia me Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Këtu nuk është përjashtuar edhe efekti negativ që mund të pasohet në Shqipëri duke qenë se ekzistenca e influencë ruse në Serbi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë