Loading…
Televizori më i madh në botë 4K kushton më shtrenjtë se shtëpia juaj
  • 15/06/2017 | 18:59

...

Televizori C Seed 262 me rezolucion 4K është më i shtrenjti në botë. Ky televizor monstruoz prej 262 inç ose 6.14 metra me siguri se kushton më shtrenjtë se sa shtëpia e dikujt.


C Seed 262, pajisje e kompanisë austriake, mund të blihet vetëm nga njerëz me “xhep të thellë”. Në fakt, vetë televizori kushton 539.000 dollarë amerikan, ndërsa instalimi i programit për pajisjen për blerësit do të kushtojë 38.500 dollarë.

Kjo do të thotë se ky TV do të kushtojë më shtrenjtë se sa një banesë në Nju Jork.  Televizori ka dhjetë mikrofona të integruar të tipit 9.1, si dhe rezolucion të lartë të fotografisë prej 4096 x 1716 piksel. Televizori është i lartë 2.57 metra.  Ata që janë të interesuar të blejnë këtë televizor duhet të blejnë edhe bartësit e fuqishëm për mur, pasi që C Seed 262 peshon 800 kilogramë. Shitja e televizorit fillon kësaj vere.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë