Loading…
Temat që priten të diskutohen sot në Bruksel
  • 18/12/2017 | 09:12

...

Marrëdhëniet në rajon dhe vazhdimi i integrimit evropian janë temat kryesore që do të zhvillohen sonte në mbrëmje, në Bruksel, gjatë një darke pune në mes të krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.


Në këtë takim jozyrtar, Serbia do përfaqësohet nga kryeministrja Ana Brnabiq.

Në takimin e tretë të këtij lloji për këtë vit, Mogherini dhe Brnabiq, sipas paralajmërimeve të medieve serbe, do të flasin për ngjarjet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për vitin 2018.

Kështu, sipas këtyre medieve sot do të diskutohet edhe për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo pasi, raundi i ri i dialogut, i cili është ngritur në nivel presidencial, ende nuk është caktuar.

Ndryshe, në këtë takim do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se do diskutojë me zyrtarët e BE-së për liberalizimin e vizave dhe për këtë pret lajme të mira. /Indeksonline

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë