Gjatë ditës së nesërme në vendin tonë temperaturat pritet të ulen deri në -1 gradë celcius.
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 0 gradë Celsius, derisa ato maksimale gjatë ditës pritet të shkojnë deri në 14 gradë Celsius, përcjell gazetametro.net.
Në vizet malore temperaturat minimale lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë celsius, ndërsa gjatë ditës deri në 10 gradë Celsius, njofton IHKM.
Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglidjes e lehtë deri mesatare./gazetametro.net