Loading…
Tensione brenda Kuvendit në Shkup, maqedonasit në protestë kundër gjuhës
  • 14/03/2018 | 15:43

...

Për shkak të tensionit të krijuar brenda në seancën ku pikë e parë e rendit të ditës ishte edhe ligji i gjuhëve, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi me kërkesë të opozitës dha pushim një orësh.

Në fillim të seancës, pjesa më e madhe e deputetëve të VMRO DPMNE-së u paraqitën për procedurale kurse deputeti Ilija Dimovski kërkoi që çështja të kalojë në Komisionin për Çështje të Rregullores për të zgjidhur paqartësitë rreth 35 mijë amendamenteve të kësaj partie.

Dimovski deklaroi se e gjithë procedura ka qenë në kundërshtim me Rregulloren duke filluar nga mospasja e debatit publik, etiketimi i ligjit me yllin evropian, Komisioni amë si dhe mos-shqyrtimi i amendamenteve gjatë leximit të dytë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë