Loading…
”Tentim-vetëvrasja” te Katedralja, flet Ipeshkvia e Prizrenit
  • 12/10/2018 | 17:58

...

Sot janë bërë disa raportime në lidhje me një tentim-vetëvrasje tek Katedralja ‘’Nëna Terezë’’ në Prishtinë.


Por, në lidhje me këtë ka reaguar Ipeshkvia e Prizrenit, transmeton gazetametro.net

Don Fatmir Koliqi, në një komunikatë për media, ka hedhur poshtë raportimet për tentim-vetëvrasjen tek Katedralja e Prishtinës.

Ai ka thënë se lajmi në lidhje me këtë është i rremë, duke shtuar se ka qenë një alarm i egzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike.

Reagimi i plotë:

Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.

Ka qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm.  /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë