Loading…
Tentuan të hakojnë laboratorin në Zvicër, dëbohen spiunët rusë
  • 14/09/2018 | 22:40

...

Dy spiunë rusë të dyshuar se u përpoqën të hakojnë një laborator zviceran që po analizonte mostra të substancës nervore nga sulmi në Salisbury u arrestuan në Holandë.


Spiunët, që nuk janë emëruar, janë ndaluar dhe dëbuar nga autoritetet holandeze mbi akuzat se po planifikonin të kishin qasje ilegalisht në kompjuterët e laboratorit Spiez në Zvicër, transmeton gazetametro.net

Laboratori, me bazë afër Bern’it, kryeqytet i Zvicrës, ishte duke testuar një agjent nervor të shkallës ushtarake të përdorur në përpjekjen për vrasje të Sergei Skripal dhe të bijës.

Kur policia i arrestoi ata, pak kohë pas sulmit në Salisbury në Mars, spiunët kishin me vete mjetet që do t’iu ndihmonin të hakonin kompjuterë.

‘’Autoritetet zvicerane janë të vetëdijshme për rastin e spiunëve rusë të identifikuar në Hagë dhe i përjashtuan nga aty’’, tha Inteligjenca zvicerane. /gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 25/09/2018 | 07:23
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë