Loading…
Tërë bota po e shijon këtë pamje: Kufiri mes Oqeanit Paqësor dhe Atlantik ju lë pa frymë (Video)
  • 05/08/2017 | 19:22

...

Në vendin ku takohen ujërat e Oqeanit Paqësor dhe atij Atlantik, te kepi Horn, turistët kanë xhiruar një video mbresëlënëse nga një anije, ku kufiri në mes dy oqeaneve dukshëm vërehet, si në hartat gjeografike, duke lënë përshtypje se ujërat  nuk përzihen.


Një xhirim shumë atraktiv është bërë në pikën më jugore të Amerikës Jugore, e që është shfaqur edhe në YouTube, transmeton gazetametro.net

Mirëpo, kufiri mes dy oqeaneve është vetëm për një kohë shumë i qartë, sepse prapë ujërat përzihen, por kjo përzierje zgjat pak më shumë se që ne mendojmë, kanë shpjeguar ekspertët.

Në mënyrë që ujërat të përzihen për disa centimetra, atyre u duhet disa ditë, sepse për këtë sasi të ujit vlen i njëjti mekanizëm si edhe për lëngjet tjera: difuzioni i dy lëngjeve dhe agjitacioni fizik.

Difuzioni, ose më saktësisht shpërndarja e lëngjeve është jashtëzakonisht më e ngadalshme, kështu që gjatësia e procesit në oqeane varet nga agjitacioni fizik, që është përzierje e valëve, energjisë dhe erërave.

Gjithashtu edhe dendësia e oqeanit mund të ketë ndikim në formimin e këtij “kufiri”, për shkak të dallimit të kripës, dhe pastaj këtu hynë edhe ujërat e ftohta nga akullnajat e shkrira, lumenjtë e mëdhenj që hyjnë dhe një sasi e baltës në oqean e ndryshojnë dendësinë dhe ngjyrën e oqeanit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë