Loading…
Tërheqja e ShBA’ve nga traktati për armët bërthamore, do të shkaktojë ‘kaos të plotë’
  • 22/10/2018 | 14:44

...

Njoftimi i presidentit të ShBA’ve se mund të tërhiqen nga Traktati për armët berthamore, solli kritika të ashpra gjatë së dieles, si nga zyrtarët rus ashtu edhe nga ish-presidenti sovjetik Mikhail Gorbachev, i cili e nënshkroi traktatin në vitin 1987 me presidentin Ronald Reagan.


Trump ka thënë se Rusia ka shkelur rregullat e traktatit, që ndalojnë dy fuqitë botërore të posedojnë, prodhojnë ose testojnë fluturime raketore bërthamore në një rreze 500 deri 5500 kilometra, transmeton gazetametro.net.

Ndërsa në anën tjetër, Rusia vazhdimisht i ka mohuar këto akuza, duke thënë se nuk ka prodhuar apo testuar ndonjë raketë të tillë.

Derisa, ministri i jashtëm i shtetit të Rusisë, Sergei Ryabkov ka thënë për agjencinë e lajmeve Tass se tërheqja nga ky traktat do të ishte ‘një hap shumë i rrezikshëm’ dhe mund të shkaktojë kaos të plotë.

Ndryshe, traktati i Forcave të Armëve Bërthamore u nënshkrua në vitin 1987 nga presidenti Ronald Reagan dhe Sekretari Mikhail Gorbachev./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë