Loading…
Tërmkolli sulmon partinë e saj: LDK’ja s’ka kryetar, po udhëhiqet nga ‘7 krena’
  • 19/08/2018 | 20:31

...

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se partia e saj realisht nuk ka kryetar. Ka thënë se është koha për veprim.


“LDK nuk ka kryetar!. Nominalisht po, realisht jo. Kushdo që pretendon të kundërtën, bën veҁ hipokritin dhe tregon qyqarllëk. LDK, po udhëhiqet ‘me shtatë krena’, që do të thotë me asnjë, me askënd. Nëse është ndryshe, le të argumentojë kush të dojë”, ka shkruar Tërmkolli, në një artikull dërguar në adresë të portalit Koha.net.

Ajo ka thënë se është komoditet tepër i madh për LDK-në, për Kosovën, që në këto rrethana politike, ndoshta më të rëndat pas vitit 1999, LDK-ja të gjendet pa kryetar, pa strategji vepruese, pa orientim të qartë për vendin.

“As qeveria, as politikat skajshmërisht të dëmshme të Presidentit aktual a kujtdo ҁoftë, nuk ‘rrëzohen’ me LDK-në, në gjendjen në të cilën është, me deklarata ‘ad hock’ e të vakëta të ndonjë zyrtari të saj”, ka thënë ajo.

Sipas Tërmkollit, përgjegjësia politike historike, nuk bie vetëm mbi ata që veprojnë dëmshëm. “Përgjegjësia, në veҁanti bie mbi ata që supozohet se mund të bëjnë mirë, siҁ mund të bëjë LDK-ja, e që nuk veprojnë. Një përgjegjësi të tillë, udhëheqja aktuale ‘kolektive’ e LDK-së, nuk ka të drejtë t’ia faturojë LDK-së. Është faturë e rëndë për një parti nacionale, demokratike e orientimit perëndimor, themeluese e shtetit të pavarur, vazhduese e filozofisë politike kombëtare të Presidentit Rugova”, ka shprehur bindjen ajo.

Urtia është vlerë, dije, guxim, atdhetari, veprim e jo dobësi, ligështim, shtrirje e qafës para të keqes, ka thënë ajo.

“LDK, është koha të ngjallet, ta ruajë e ta mbrojë shtetin, vlerat nacionale demokratike, me të gjithë përkrahësit, brenda e jashtë dhe me të gjithë miqtë e Kosovës”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë