Loading…
Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram
  • 14/06/2018 | 12:33

...

Fryma unifikuese e Ramazanit duhet të mbretërojë edhe pas tij, ndërsa filozofia dhe mësimet e këtij muaji të shenjtë duhet të bëhen udhërrëfyes për mënjanimin e problemeve shoqërore.


Ky ishte mesazhi i myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në prag të Festës së Bajramit të Madh.Me këtë rast, me lutjen që Zoti të ketë pranuar angazhimin shpirtëror e material gjatë Ramazanit, Tërnava uroi që interesimi për njëri-tjetrin të jetë vlerë e njerëzve edhe pas Ramazanit.

Ai shprehu shqetësimet për ndarjen e shoqërisë njerëzore përkundër avancimeve të teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri-tjetrit. Duke shtuar se me gjithë bollëkun, shoqëria njerëzore çdo herë e më shumë po tkurret brenda vetvetes. E siç tha ai, festa e Bajramit lufton dukuri të tilla, pasi që shërben si moment për të konfirmuar ekzistencën shpirtërore dhe kujtim i përgjegjësisë shoqërore.

Në prag të festës së Bajramit, Tërnava shfrytëzoi rastin për të dhënë edhe mesazhe të tjera. Ai tërhoqi vërejtjen se zhveshja e festave nga qëllimet i tkurr ato në manifestime që nuk kanë kuptim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë