Loading…
Terroristët vrasin Gjeneralin rus në Siri (Foto)
  • 24/09/2017 | 23:49

...

Gjeneral Koloneli rus, Valeriy Asapov, u vra në Siri pasi terroristët e një organizate të ISIS bombarduan qytetin e Dayr el Zor, lajmëron Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.


Siç nënvizohet në njoftim, Asapov ishte në Qendrën e Komandës së Ushtrisë Siriane dhe atje me mision t’i asistojë komandantëve lokalë gjatë operacionit të çlirimit të Dajraj el-Zora nga terroristët.

Pas një sulmi të papritur nga terroristët, Asapov mori një plagë vdekjeprurëse nga shpërthimi i një predhë mortaje, e cila nuk pati mundësi të shërohet në terren, transmeton gazetametro.net

Grupi terrorist që vrau gjeneralin rus, njihet si DAESH, dhe është pjesë e ISIS, të cilët njhen për ndërmarrje të akcioneve më të rrezikshme dhe ku nevojitet kompetencë më e lartë ushtarake. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë