Loading…
Tertini fiton Hyjneshën, “Kinemaja e së nesërmës”
  • 04/10/2017 | 22:17

...

Filmi “Tradhti me letra” me regji nga Valmir Tertini po vazhdon suksesshëm edhe më tutje nëpër festivale të ndryshme, duke rrëmbyer çmime të shumta.


Së fundi  ky film i metrazhit të shkurtër ka fituar çimimin “Kinemaja e së nesërmes”, i cili është dhënë nga festivali “Hyjnesha në Fron”. Festival ky i 67-të, por i pari që po shfaqet në këtë mënyre të veçantë, shkruan Gazeta Metro

Ky është festivali i 67-të që po merr pjesë ky film, dhe e veçanta e tij është se u shfaq në tren.

Filmit “Tradhti me letra” nuk i kanë munguar asnjëherë meritat nëpër festivale të ndryshme, duke numëruar kështu 10 çmime deri tani. Regjisori i filmit Valmir Tertini ka njoftuar edhe përmes rrjetit social për këtë çmimin duke treguar rëndësinë e tij, por edhe duke falënderuar të gjithë ata që e finalizuan.

“Dje me tren u nisem nga Fushe Kosova per ne Peje dhe nga çereku i rruges u tregua filmi “Tradhti me letra”, ky ishte festivali i 67te, por i pari qe po shfaqet ne kete menyre te vecante. Ne 10te vjetorin e festivalit “Hyjnesha ne Fron” erdhi cmimi Kinemaja e se nesermes i 10i per filmin.
Dua tju falenderoj te gjitheve,duke filluar nga ata qe me besuan me skenarin,shesh xhirimin e deri ne finalizim e distribuim”, ka shkruar Tertini

“Tradhti me letra” ka marr pjesë në shumë festivale ndërkombëtare. Ndër festivalet që ka marrë pjesë dhe është shpërblyer përmendim edhe “Firs Step Film Festival” në Shqipëri, “DC Festival Awards” në Francë,  Festivalin e Los Angelos “Cine Fest”, Festivalin “Dramatic Critic Awards”, “Mediteran Film Festival” në Itali, së fundi edhe çmimin “Kinemaja e së nesërmes”.

Në rolet kryesore të këtij filmi  ka aktorët Albulena Kryeziu, Fisnik Zeqiri dhe Aleksandra Ualuk dhe trajton problematikën e martesave të kosovarëve në vendet e Europës me qëllim të përfitimit të statusit ligjor.

Filmi “Tradhti me letra” do të shfaqet edhe në Bruksel. Regjisori Valmir Tertini ka paralajmëruar edhe një projekt të ri për të cilin nuk ka dhënë detaje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë