Loading…
Tesla fillon ndërtimin e fabrikes në Shangai, kjo është arsyeja
  • 07/01/2019 | 14:33

...

Tesla, prodhuesi i makinave me bazë në ShBA, sot do të fillojë ndërtimin e një fabrike të re në Shangai, transmeton Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur, një gjë e tillë po ndodhë për të  shitur më shumë automjete për klientët kinezë dhe për shmangur detyrimet doganore të vendosura nga lufta tregtare mes ShBA’së dhe Kinës.

Fabrika në Shangai do të jetë e para e prodhimit Tesla, jashtë Shteteve të Bashkuara.

Plani për ndërtimin e saj u prezantua në korrik, e i cili përmban një kapacitet prodhues vjetor prej 500.000 automjetësh, qëë pritet ta rrisë ndjeshëm volumin e prodhimit deri tani.

Ndërsa për këtë gjë, është shprehur shumë i lumtur shefi i Teslas, Elon Musk.

“Ne presim me padurim fillimi9n e sotëm të ndërtimit të Tesla Shangai”, tha Elon Musk në llogarinë zyrtare në Twitter.

“Qëllimi ynë është të përfundojmë fazën fillestare të punimeve ndërtimore këtë verë, të fillojmë Modelin 3 në fund të vitit dhe të arrijmë një vëllim të madh të prodhimit në vitin e ardhshëm,” ka shtuar ai.

Sidoqoftë, mediat kineze kanë raportuar se në hapjen e fabrikes në Shangai pritet të merr pjesë edhe vet Musk, derisa Bloomberg News ka vlerësuar se kjo hapje pritet të kushtojë plot 5 miliardë dollarë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë