Loading…
Tesla përshpejton prodhimin duke shtrenjtuar çmimin e ngjyrave
  • 14/09/2018 | 17:27

...

Drejtori i Tesla-s, Elon Musk, njoftoi sot se kompania do të kufizojë gamën e ngjyrave në një ofertë standarde nga shtatë në pesë.


Është spekuluar se krijuesi amerikan i makinave elektrike ka ndërmarrë këtë hap për të përshpejtuar prodhimin dhe ka kompensuar afatet dhe vonesat në dërgimin e modelit Sedan 3.

Tesla paraqiti një çmim shtesë për variantet e ngjyrave Obsidina Black Metallic dhe Silver Metallic, të cilën Muska e shpjegoi me “amortizimin e prodhimit”. Musk nuk ka sqaruar pse ngjyrat metalike janë bërë “problematike” dhe çfarë do të thotë për atë “çmim më i lartë”.

Ai megjithatë ka qetësuar pronarët e shqetësuar të makinave me ngjyrat e larguara nga prodhimi duke thënë se Tesla do të vazhdojë me servisimin e makinave në të gjitha ngjyrat.

Drejtori i Tesla-s ka vendosur për muajin gusht objektivin e prodhimit të 6 mijë veturave Model 3 në javë, por niveli aktual është rreth 3.500, vlerëson Bloomberg.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë