Loading…
Testi më i shkurt i inteligjencës: Veç 3 pyetje zbulojnë a jeni gjeni
  • 27/09/2017 | 09:43

...

Testi i reflektimit kognitiv është testi më i shkurtër i inteligjencës në botë, dhe vetëm me tri pyetje mund të kuptoni a jeni gjeni apo IQ juaj është mesatar.

Testi më i shkurtër i inteligjencës përbëhet prej vetëm tri pyetjeve, por kjo nuk do të thotë se është i lehtë. Çdo pyetje është menduar ashtu që të vlerësojë aftësinë tuaj të zbulimit së problemit të thjesht i cili është në të vërtetë më i rënd se që duket në fillim.

Shkencëtarët të cilët e kanë menduar këtë test të reflektimit kongnitiv pretendojnë se jo vetëm që zbulon a është inteligjenca e dikujt mbi mesatare por edhe e vërteton gjenialitetin nëse personi përgjigjet saktë në tri pyetje.

Zgjidhni  testin më të shkurtër të inteligjencës:

  1. Një shkop dhe një top kushtojnë një dollar e dhjetë centë. Shkopi kushton një dollar më tepër se topi. Sa kushton topi?
  2. Nëse nevojiten pesë minuta që pesë makina të prodhojnë pesë produkte, sa kohë i nevojitet njëqind makinave të prodhojnë njëqind produkte?
  3. Në liqe gjendet një grumbull zambakë. Çdo ditë grumbulli e dyfishon madhësinë e tij. Nëse grumbullit të zambakëve i nevojiten 48 ditë ta mbulojnë gjithë liqenin, sa ditë do t’i nevojiten ta mbulojnë gjysmën e liqenit?

Përgjigjet:

Shumica e njerëzve në pyetjen e parë do të përgjigjen dhjetë centë, në pyetjen e dytë njëqind minuta, ndërsa në pyetjen e tretë 24 ditë. Mirëpo, përgjigjet nuk janë të sakta.

Përgjigjet e sakta janë:

  1. Topi kushton pesë centë.

Nëse shkopi kushton një dollar më tepër se topi, duheni të mendoni jashtë suazave. Edhe pse është lehtë të supozohet se topi kushton dhjetë centë, kjo do të thotë se shkopi kushton një dollar e dhjetë centë, duke marrë parasysh se ai kushton një dollar më tepër se topi. Në mënyrë që shuma e përgjithshme të jetë një dollar e dhjetë centë, topi duhet të kushtoj pesë centë, ndërsa shkopi të kushtojë një dollar e pesë centë.

  1. Njëqind makinave i nevojiten pesë minuta që të prodhojnë njëqind produkte.

Pesë makina mund të prodhojnë pesë prodhime për pesë minuta. Kjo do të thotë se një makinë mund të prodhojë një prodhim për pesë minuta. Andaj edhe njëqind makina do të prodhojnë njëqind prodhime për pesë minuta.

  1. Grupit të zambakëve mbi liqe i duhen 47 ditë ta mbulojnë gjysmën e liqenit.

Grupi e dyfishon madhësinë e vet çdo ditë derisa zgjerohet, që do të thotë se do të përgjysmohej sikur të shkonte prapa. Kjo do të thotë që në ditën e 47 e ka mbuluar gjysmën e liqenit, një ditë para se ta mbulonte gjithë liqenin, sepse ditën e ardhshme do ta dyfishonte grumbullin e vet dhe do ta mbulonte tërë liqenin./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë