Loading…
Testi më i shkurtër në botë: Vetëm këto 3 pyetje zbulojnë sa inteligjentë jeni
  • 22/10/2017 | 11:22

...

Testi “CRT” (Testi i Reflektimit Konjitiv) është testi më i shkurtër në botë i inteligjencës dhe përbëhet vetëm nga 3 pyetje. Aftësia juaj për ta identifikuar një problem të thjeshtë vihet në pah me anë të këtij testi.


3 Pyetjet:

Një shkop bejsbolli dhe një top kushtojnë 1.10 euro në total. Shkopi kushton 1 euro më shumë sesa topi. Sa kushton topi?

Nëse u nevojiten pesë makinave pesë minuta për t’i krijuar pesë pajisje, atëherë sa kohë do t’u duhej 100 makinave për t’i krijuar 100 pajisje?

Në një moçal, gjendet një grumbull me zambak moçali. Çdo ditë, grumbulli dyfishohet në madhësi. Nëse nevojiten 48 ditë që grumbulli ta mbulojë tërë moçalin, sa kohë duhet që grumbulli ta mbulojë vetëm gjysmën e moçalit?

Përgjigjet e sakta:

Topi faktikisht kushton 0.05 centë. Nëse topi kushton X, dhe shkopi kushton 1 euro më shumë, atëherë formula është kjo:

X + 1E

Shkopi + topi = X + (X + 1) = 1.1 2X + 1 = 1.1, dhe 2X = 0.1 X = 0.05 2.

Nevojiten 5 minuta për t’i krijuar 100 pajisje. Pesë makina mund t’i krijojnë pesë pajisje për pesë minuta, prandaj një makinë mund ta bëjë një pajisje në pesë minuta. Kështu që nëse 100 makina janë duke krijuar pajisje, ato mund t’i krijojnë 100 pajisje në pesë minuta.

Nevojiten 47 ditë që grumbulli ta mbulojë gjysmën e moçalit. Çdo ditë grumbulli dyfishohet sa i përket madhësisë, që i bie në ditën paraprake kur e ka mbuluar tërë moçalin, grumbulli ka qenë sa gjysma e moçalit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë