Loading…
Thaçi dhe Pacolli në lobim për INTERPOL, Kosova shanse të mëdha për anëtarsim
  • 17/11/2018 | 16:49

...

Kosova dhe Serbia janë aktivizuar në lobim, njëra për të siguruar vota që Kosova të bëhet anëtare e INTERPOL, dhe tjetra për ta penguar këtë anëtarsim.


Megjithtë për dallim nga UNESCO ku Kosova kishte dështuar të marr votat e nevojshme për anëtarsim, kësaj radhe pritet të triumfoj përballë Serbisë dhe mbështetësve të saj, shkruan gazetametro.net

Për të lobuar që të sigurohen sa më shumë vota, gazetametro mëson se Presidenti Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli kanë udhëtuar në kontinentin afrikan.

Më 20 nëntor në Asamblenë e INTERPOL-it e cila do të mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Kosovës 2/3 e votave të vendeve pjesmarrëse që të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Siç mëson gazetametro nga burime brenda MPJ-së, Kosova bashkē me shtetet mike, siç janë SHBA, Gjermania, Turqia dhe të tjera ka arritur të sigurojē reth 10 vota më tepër sesa numri minimal i votave që duhen për anëtarsim.

Kjo e ka shqetësuar tejmase Serbinë, jo vetëm për faktin se Kosova po arrin të fitojë një fitore diplomatike karshi saj, por edhe për atë se pas anëtarësimit Kosova do të mund të mund që përmes INTERPOL-it të lëshojë fletëarreste ndërkombëtare për serb që akuzohen mga drejtësia kosovare, por që i ikin drejtësisë duke u fshehur e strehuar në Serbi. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë