Loading…
Thaçi e Mustafa ngushëllojnë për vdekjen e Kelmendit
  • 12/01/2017 | 09:49

...

Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë dërguar ngushëllimet e tyre për vdekjen e shkrimtarit Ramiz Kelmendi.


Presidenti Thaçi përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook, Kelmendin e quan autor, poet dhe publicistë.

“Me keqardhje dëgjova se Ramiz Kelmendi ka ndërruar jetë. Autor, poet, publicist, profesor por mbi të gjitha një intelektual që la fërkemë shumëngjyrëshe në pejsazhin e letrave shqipe. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve”, ka shkruar Thaçi.

Ndërsa në mesazhin e kryeministrit Mustafa shprehen ngushëllimet e sinqerta për familjen Kelmendi dhe qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Mustafa, ka thënë se ndarja nga jeta e Ramiz Kelmendit është humbje e madhe për gazetarinë, letërsinë dhe kulturën kosovare në përgjithësi.

“Ramiz Kelmendi do të mbahet mend si një intelektual erudit, i cili dha kontribut të shquar në zhvillimin e gazetarisë, krijimtarisë letrare dhe fushave të tjera të kulturës në Kosovë. Kosova ka humbur një mendje të ndritur i cili do të përkujtohet përherë”, thuhet në mesazhin e kreut të ekzekutivit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë