Loading…
Thaçi e përsërit: Trump më tha se Kosova është një vend i mrekullueshëm
  • 24/09/2017 | 22:17

...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump ka thënë e Kosova është një vend i mrekullueshëm dhe ka një popullatë mrekullueshme.


“Mund të them përsëri se populli i Kosovës, është i bekuar që ka miqësi të përjetshme me SHBA-të. Edhe presidenti Trump tha se Kosova është vend i mrekullueshëm dhe me një popullatë të mrekullueshëm”, ka deklaruar Thaçi.

Ai në një intervistë për televizionin publik ka deklaruar se gjatë vizitës në SHBA ka zhvilluar mbi 50 takime të nivelit të lartë.

“Unë së bashku me delegacionin Kosovës, kam pasur mbi 50 takime me udhëheqës të shteteve të ndryshme, me president, kryeministra, ministra, mbretër, duke vazhduar me takimin me presidentin Trump”, tha  Thaçi.

Thaçi ka vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në margjinat e OKB-së, ishte mundësie mirë për të afirmuar shtetin  tonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë