Loading…
Thaçi fut ne debat të ashpër Matoshin me Gecajn e Abdullahun
  • 13/10/2017 | 10:35

...

LDK e cila nuk arriti ta përfundojë mandatin në qeverinë e kaluar ku bashkëqeverisi me PDK-në, është përfshirë në akuza me AAK-në, e cila po bashkëqeveris në këtë mandat me PDK-në.


Halil Matoshi, zyrtar për informim në kabinetin e Ramush Haradinajt, dhe dy ish-këshilltarët e Isa Mustafës, Bajra Gecaj dhe Faton Abdullahu, janë duke zhvilluar një përplasje përmes rrjeteve sociale.

Dy anëtarët e LDK-së, Matoshi i quan egocentrikë dhe njerëz që, sipas tij, nuk dinë ta shkruajnë as edhe një fjali pa gabime. Ndërsa, Gecaj i thotë Matoshit se “patriotizmi është streha e horrave”, shkruan Gazeta Metro.

Faton Abdullahu kishte deklaruar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi po e ndihmon Ramush Haradinajn që të zhvendoset problemi i vizave në Shqipëri. Kjo duke pasur parasysh kërkesën që Thaçi drejtoi te autoritetet shqiptare që të pajisin qytetarët e Kosovës me pasaporta të Shqipërisë në mënyrë që të lëvizin të lirë në shtetet anëtare të zonës Schengen.

Kurse, Matoshi i është kundërpërgjigjur kësaj duke thënë që është paraardhësi i i Haradinajt, Isa Mustafa, ai i cili sa ishte kryeministër nuk kishte guximin që të procedonte Demarkacionin në Kuvend, që të plotësohej si kusht për libealizimin e vizave, shkruan Gazeta Metro.

Matoshi thotë se Thaçi nuk ka gabuar askund as i përket adresimit.

Bashkëpartiaku i Abdullahut, Bajram Gecaj lidhur me fjalët e Matoshit për Thaçin, ka thënë se askush nuk e ka kritikuar Thaçin më shumë se vetë Matoshi- i cili tani i doli në mbrojtje.

Sipas Gecajt, Matoshit “asnjëherë nuk i prenë sakica me një vend”. /gazetametro.net

Gjeni të argumentuara me fotografi reagimet e lartcekura:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë