Loading…
Thaçi, Haradinaj e Veseli në takim të mbyllur
  • 12/07/2018 | 11:35

...

Presidenti Hashim Thaçi ka përcjellë nga zyra e tij kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.


Të dy ishin në takim te presidenti, e i cili takim u mbajt larg syve të publikut, shkruan gazetametro.net.

Thaçi mbajtir edhe një takim me shefin e USAID-it, James Hope, për t’i ndarë një mirënjohje, kurse Haradinaj ka paralajmëruar një konferencë për medie në orën 11:30.

Të tre krerët e shtetit nuk kanë pranuar që të komentojnë për arsyen e takimit.

Ndryshe, tre krerët e institucioneve nuk kanë pasur takim të tillë që nga koha kur u tentua të rrëzohet Gjykata Speciale./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë