Loading…
Thaçi i lumtur me rizgjedhjen e Merkelit në krye të Gjermanisë
  • 14/03/2018 | 15:40

...

Rizgjedhja për të katërtën herë në krye të shtetit gjerman të kancelares Angela Merkel, ka gëzuar presidentin kosovar Hashim Thaçi.


Ai është shprehur i lumtur që Merkel është rizgjedhur nga Bundestagu, duke thënë se ky është një lajm i mirë për të gjjithë, shkruan gazetametro.net.

“Jam i lumtur që kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur për të katërtën herë nga Bundestagu. Rizgjedhja e saj është një lajm i mirë për të gjithë, sepse përfaqëson një lidership me vlerë për të cilin ka nevojë Gjermania dhe gjithë Evropa më shumë se kurdo tjetër”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se Kosova do të jetë gjithmonë një partnere e Gjermanisë, sipas tij, me besim dhe përkushtim për të ardhmen e përbashkët evropiane.

Ndërkohë, Thaçi këto urime po i dërgon nga Franca ku po qëndron në pritje të presidentit francez Emannuel Macron.

Thaçi kishte pritur Merkel’in në një vizitë me herët në Kosovë, të cilën e kishte konsideruar si argument të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve./gazetametro.net.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë