Loading…
Thaçi: Kosova po përballet me një pengesë të madhe që emrin e ka Serbi dhe Vucic
  • 08/11/2018 | 20:53

...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova po përballet me një pengesë të madhe që emrin e ka Serbi dhe Aleksandar Vucic.


Thaçi i ka bërë thirrje skenës politike kosovare të merr guximin dhe vendosmërinë që të bëhen bashkë dhe të vinë në Bruksel për arritjen e një marrëveshje, njofton gazetametro.net.

“Një sfidë jo e lehtë me gjithë këtë aparaturë të Serbisë të ballafaqohemi këtu dhe në hapësira të tjera, për këtë arsye mendoj se është në interes se gjithë skena e politike kosovare të merr guximin, energjinë, vendosmërinë që të vinë këtu, të ballafaqohemi këtu, që të shënojmë progres në mënyrë që të jetë një proces i një marrëveshje gjithëpërfshirëse, mendoj së është një momentum i ri i cili duhet të shfrytëzohet pasi është shancë historike që do të ndodhë njohja historike nga Serbia”, tha Thaçi, njofton gazetametro.net.

Thaçi ka thënë se Kosova po përballet me një pengesë të madhe që emrin e ka Serbi dhe Aleksandar Vucic.

“Është momenti i ballafaqimit dhe të tejkalimit të kësaj pengese të madhe të quajtur Serbi dhe Aleksandar Vucic, përball një ofensive arrogante të tyre në raport me shtetin e Kosovës”, tha Thaçi, njofton gazetametro.net.

Po ashtu Thaçi ka thënë se pala serbe ka menduar se e ka të lehtë qasjen dhe argumentet ndaj palës serbe, por kjo ide e tyre është e gabuar.

Tutje ai ka thënë se është një mundësi e vogël për marrëveshje, por se Kosova duhet të punojë.
Thaçi në fund ka thënë se betejën ndaj Serbisë do ta fitojnë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë