Loading…
Thaçi nga Londra: Së shpejti marrëveshja përfundimtare me Serbinë dhe krijimi i ushtrisë së Kosovës
  • 06/12/2018 | 19:22

...

Presidenti  i Kosovës është lajmëruar nga Londra, ai pas takimit me  Sir Alan Duncan, Ministër për Evropë dhe Amerikë në qeverinë britanike, ka bërë të ditur se angazhimet për të përmbyllur procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në fazën përfundimtare.

Thaçi dhe Duncan kanë folur për përpjekjet për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon, ai ka thënë se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, njofton gazetametro.net.

“Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në reforma dhe është e interesuar që të vazhdojë me këta hapa edhe në të ardhmen, po punojmë edhe për një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me Serbinë”, ka shtuar Thaçi.

Në anën tjetër, Duncan ka thënë se Britania e Madhe mbështet perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe të rajonit.

Me Duncanin, Thaçi ka folur edhe për angazhimet për të përmbyllur procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë