Loading…
Thaçi: Para 3 vjetësh Kosova ka mundur ti ketë vizat, duhet të presim deri në dhjetor
  • 19/07/2018 | 22:52

...

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, konkretisht për takimin e delegacionit kosovar në Bruksel dhe takimin e tij me Vucic.


Sipas Hashim Thaçit, ushtria ka pasur mundësi të bëhet para katër vjetësh, e liberalizimi i vizave qysh në vitin 2015.

“Kemi gjendje më të disfavorshme për themelim të ushtrisë tani, se sa para katër vjetësh. Para katër vjetësh kemi pasur aprovim unanim ndërkombëtar, sot e kemi një hezitim unanim ndërkombëtar, edhe sa i përket demarkacionit, u desh të kalojnë tri vjet. Vendimi i ditës së djeshme ka mundur të ndodhë qysh në verë të 2015”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi edhe njëherë ju bëri thirrje të gjithë opozitës se duhe të përfshihen në dialogun me Serbinë, sipas tij sa më të bashkuar në këtë dialog fiton Kosova, shkruan gazetametro.net.

“Nëse jemi të bashkuar fiton Kosova, fitojnë të gjithë”, tha Thaçi shkurt duke folur për përfshirjen e opozitës në dialogun me Serbinë.

Thaçi ka spjeguar për herë të parë se pse ishte takimi më i rëndë në Bruksel para disa ditesh, ai tha se nuk është e lehtë të ulet me Aleksandar Vucicin i cili thotë se Kosova është zemra e Serbisë.

“Nuk është e lehtë mu ulë me Aleksandar Vucicin, i cili thotë se është zemra dhe djepi i Serbisë, eshtë Jerusalemi i Serbisë, ndoshta ai mendon se unë do të qohem nga tavolina dhe do ta lë takimin, por unë i tregojë se Kosova në fund të procesit ta njohë Kosovën dhe sa I përket njohjes dhe antarësimit ne BE dhe në NATO është zero tolerancë për kompromisë”, tha Thaçi.

Por, presidenti ka treguar edhe se çfarë ky i ka thënë serbit.

“Unë dje ia kam theksuar shumë qartë zotëri Vucic-it se mos të pretendojë që ne kemi harruar që kanë vrarë mbi 15.000 civilë dhe kanë dhunuar mbi 20.000 gra shqiptare, që kanë kryer mbi 400 masakra, apo se kanë shkatërruar mbi 40 për qind të infrastrukturës”, tha Thaçi.

Thaçi ka thënë se BE dhe SHBA ka rikthyer çështjen e Kosovës në një fokus të veçantë, dhe se shteti i Kosovës dhe institicionet e saj duhet të shfrytëzojnë këtë gjë sa më shpejtë dhe të zgjidhen problemin me Serbinë, shkruan gazetametro.net.

“Të gjitha që ka me i thënë e kam obligim ndaj qytetarëve të Kosovës, unë do të informojë të gjithë ata se çfarë do të vendoset në Bruksel, është fat që Bashkimi Evropian e ka kthyer vëmendjen ka Kosova, në të njejtën kohë SHBA ka rikthyer fokusin ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perendimorë, kjo po ndodhë për herë të parë një fokus me theks të veçant për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi

Thaçi ka folur edhe për vijat e kuqe me Serbinë, ai tha se deklaratat e tij janë keqinterpretuar nga disa njerëz, dhe se Kosova këtë herë po e bënë të qartë Serbisë se kërkon njohjen e pavarësisë së saj.

“Deklaratat e mija janë keqinterpretuar nga disa, Kosova duhet të jetë shumë e qartë këtë herë, Kosova nga ky dialog duhet të përfundojë me njohje të pavarësisë nga Serbia”, tha Thaçi në Klan Kosova.

Opozita është dashur të vijë në Bruksel, pasi sipas Thaçit edhe ata ishin meritorë në liberalizimin e vizave për Kosovëm./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë