Loading…
Thaçi takohet me Lushtakun në Drenicë |FOTO
  • 15/07/2018 | 17:52

...

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, është takuar sot me presidentin e vendit Hashim Thaçin, kështu pas një foto të publikuar në rrjetin social facebook nga vet Lushtaku.


Lushtaku dhe Thaçi janë takuar në Drenicë për fundjavë, Lushtaku ka treguar disa nga momentet e këtij takimi duke e publikuar një foto në facebook me Thaçin.

“Fundjavë e këndshme me mikun tim, presidentin Thaçi, në Drenicë”, ka shkruar Lushtaku, përcjell gazetametro.net.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar ditë më parë edhe Sami Lushtaku me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Thaçi ka thënë se Lushtaku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë