Loading…
Thaçi thotë se Demarkacioni duhet të zgjidhet shpejt, kritikon edhe Brukselin
  • 15/09/2017 | 21:12

...

Liberalizmi i i vizave ndërlidhet direkt me Demarkacionin me Malin e Zi dhe kjo çështje, sipas Presidentit Hashim Thaçi, duhet të zgjidhet shpejt. Çdo vendim të Kuvendit, ai thotë se do ta respektojë.


“Marrëveshja e arritur e vitit 2015 është e njohur edhe për opinionin publik kosovar edhe për atë ndërkombëtar. Opinionet, qëndrimet janë të njohura për të gjithë. Dhe është i qartë edhe opinioni i NATO’s dhe partnerëve ndërkombëtar”, tha Thaçi për RTK’në.

Por si do të zgjidhet çështja e demarkaconit sipas Thaçit?

“Partitë politike janë të përfaqësuara në Kuvend dhe vendimin e Kuvendit unë si President i vendit do ta respektoj”, tha ai. Presidenti nuk ka komentuar vendimin e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e komisionit për demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë nuk merrem me individë, nuk merrem as me Komisione me rëndësi është që procesi të lëvizë përpara të përmbyllet ky proces sa më shpejt’, tha Thaçi.

Tutje, sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Thaçi ka kritikuar sërish autoritetet e Bashkimit Europian, duke thënë që Brukseli po i trajton kosovarët si qytetarë të rendit të dytë.

“Qytetarët e Kosovës duhet që tani të lëvizin lirshëm. Për këtë çështje jemi duke u munduar të gjithë. Institucionet e vendit janë duke punuar që t’i plotësojnë të gjitha kushtet për viza. Por, është edhe një çështje tjetër, pasi që Brukseli po na trajton si qytetarë të rendit të dytë”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën kishte stagnuar, pasi Qeveria atëbotë e drejtuar nga koalicioni LDK – PDK nuk kishte arritur të ratifikonte në Kuvend marrëveshjen për Demarkimin e kufirit me Malin e Zi, që ishte nënshkruar nga Mustafa dhe Thaçi në dialogun me Serbinë në Vjenë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë