Loading…
Thaçi tregon çka u bisedua në takimet e sontme në Bruksel
  • 08/11/2018 | 21:58

...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë detaje të reja rreth pikave të cilat i ka diskutuar sonte në Bruksel gjatë takimit që pati me presidentin serb Aleksandar Vucic.


Presidenti Thaçi ka thënë se më takim  kanë disktuar rreth mundësisë së arritjes në mirëkuptim për marrëveshjen finale mes Kosovës e Serbisë, e cila përmban njohje reciproke dhe mundësi reale të ndryshimit të rezolutës 1244, njofton gazetametro.net.

”Theksoj se takimi ka qenë me veprime arrogante nga delegacioni i Serbisë ndërsa ekziston vullneti i dyanshëm për shtyrje të procesit përpara. Me arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi duke ndodh njohja reciproke do të njihet Kosova në Bashkimin Europian e po ashtu Kosovës do t’i hiqet vetoja ruse në Këshillin e Sigurimit dhe është diskutuar  mundësi reale e heqjes së rezolutës 1244”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka bërë thirrje delegacionit në krye me zëvendëskryeministrin Fatmir Liman, të marr një rol aktiv dhe të diskutohet për një vendimarrje që përfshi  të gjithë klasën politike kosovare.

”Delegacioni i propozuar në krye me Fatmir Limajn duhet të merr rolin aktiv. Duhet të ulemi të diskutojmë të gjejmë një mundësi për agjendë shtetërore në mënyrë që të jemi të angazhuar në vendimmarrje të gjithë së bashku” tha Thaçi.

Më tej presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është nisur për në Paris ku dhe atje do të marr pjesë në takime me liderë të ndryshëm, por ai ka mohuar të ketë planifikuar në agjendën e tij ndonjë takim të veçantë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

”Nuk është planifikuar ndonjë takim i vecantë me Vucic, atje. Me Macron do të ketë takime por sa i përket takimit me Vucic, nuk është i planifikuar e as i menduar, por se përjashtojë mundësitë që mund ta takojë edhe atë pasi aty janë pjesë edhe liderë të shumtë botërorë”, tha Thaçi në për Zona e Debatit në Klan Kosova./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë