Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Oxygen të Besim Dinës, ka komentuar për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Presidenti Thaçi ka folur për përparësistë për kosovarët që do të kishte arritja e një marrëveshje përfundimtare me shtetin serb, shkruan gazetametro.net
Ai ka thënë se një marrëveshje përfundimtare pashmangshëm sjell njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, do të largojë veton e Rusisë në OKB dhe do të hapë rrugët për integrimet e tjera të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare.
I pyetur se nga e di që Rusia do të heq veton në rast të njohjes së Kosovës nga Serbia, ai ka thënë pas asaj nuk ka arsye që Rusia ta mbajë veton ngase ajo nuk bëhet më Serbi se vetë Serbia në OKB. /gazetametro.net