Loading…
Thaçin e pret presidenti i Francës, Macron do të vizitojë Kosovën
  • 14/03/2018 | 11:18

...

Presidenti Hashim Thaçi është pritur sot në Pallatin Elysee nga presidenti i shtetit francez, Emannuel Macron, me të cilën tha se ka zhvilluar një bisedë miqësore.


Thaçi ka vlerësuar vizionin dhe dinamizmin e Macron, duke e cilësuar si shpresë për Evropën dhe vendet që duan të integrohen  aty, shkruan gazetametro.net.

Presidenti kosovar tha se e ka ftuar homologun francez ta vizitojë Kosovën, e madje sipas tij, ai edhe ka konfirmuar vizitën.

“Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën. E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë, presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Francës në afirmimin e shtetit të Kosovës, duke thënë se Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë