Loading…
Thotë se ka udhëtuar nëpër kohë: E ka kaluar edhe detektorin e rrenave
  • 11/10/2018 | 19:06

...

Në të ardhmen i ka kaluar 6 orë, është ndjerë shkëlqyeshëm sepse fjala është për “utopi” në të cilën nuk ka krime e as konflikte, sepse ekziston “ilaç për çdo problem”


William Taylor është njeriu i cili thotë se ka udhëtuar nëpër kohë. E ka kaluar edhe detektorin e rrenave. Siç thotë ai, në kuadër të projektit, të cilin e ka sponsorizuar qeveria mbritanike, ka shkuar në vitin 8973, ku është takuar me hibridë telepatik njerëzish e robotësh. Kanë folur anglisht. Këto krijesa janë pasardhës të njerëzve të sotshëm dhe komunikojnë me telepati.

Në të ardhmen i ka kaluar 6 orë, është ndjerë shkëlqyeshëm sepse fjala është për “utopi” në të cilën nuk ka krime e as konflikte, sepse ekziston “ilaç për çdo problem”, transmeton gazetametro.net.

“Secili fliste rrjedhshëm anglisht. të ata kanë të implantuar një çip, i cili në çast skenon dhe përkthen fjalët në cilëndo gjuhë”, thotë Taylor.

Taylor thotë se edhe më herët ka udhëtuar në kohë, dhe atë në vitin 3.000, por atje nuk ka qenë shumë bukur.

“Qielli ishte i kuq dhe ndotje kishte kahmos. E kuptova se në ajër kishte rrezatim dhe u detyrova të iki shpejt”, thotë ai.

Është interesante se udhëtimi në kohë do të jetë i mundur për të gjithë në vitin 2028, sigurisht, nëse mund t’i besojmë Taylorit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë