Vetëm gjatë kësaj jave, reth 1500 areoplanë privat pritet të vendosen në qendrën e skijimit Davos në Zvicër, transmeton Gazeta Metro.
Forumi i cili mbledhë liderë politikë e ekonomikë nga e gjithë bota, do t’i presë edhe liderët nga Kosova presidentin Hashim Thaçi, e ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli. Ky i fundit, vizitat e tij nëpër vende të ndryshme të botës, zakonisht i bën me aeroplanin e tij privat.
Sipas ekspertëve, këtë vit në Davos numri i fluturimeve me aeroplanë privat është rritur për 11 për qind më shumë se vitin e kaluar.
‘Duket se ka filluar një trend për aeroplanë më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë’, ka thënë Andy Christie, drejtor për aeroplan privat në Shërbimin Ajror.
Ai ka shtuar se një trend i tillë mund të ndodhë për shkak të dëshirës së biznesmenvëve për të mos u turpëruar para njëri tjetrit.
Kujtojmë se Forumi i Davosit ka filluar sot dhe do të mbahet deri më 25 janar, forum në të cilin do të marrin pjesë liderë, politikanë e biznesmenë nga e gjithë bota.
Ky forum i ekonomisë mbahet për çdo vit në fshatin malor Davos të Zvicrës, kjo për të diskutuar rreth sfidave të ekonomisë botërore./gazetametro.net