Loading…
T’i ktheni shpinën: 7 gjëra që nuk duhet të bëni para Mbretëreshës
  • 01/02/2018 | 21:24

...

Takimi me Madhërinënë e Saj mund të jetë një rast i papërsëritshëm, por nëse nuk dëshiron të përballosh rrezikun e gabimeve ose, më keq, mosrespektimin e sovranes, duhet të ndiqni këto rregulla.


Duke filluar që nga shprehja “pardon” dhe deri duke u ulur para saj…

Të ulesh

Siç shpjegohet në faqen e internetit të CheatSheet, gjëja e parë që nuk duhet të bëni kurrë para Mbretëreshës së Anglisë është që të qëndroni ulur: mos të ngrihesh kur mbretëresha hyn në dhomë, tregon mungesë respekti ndaj saj.

Ta quani Mbretëresha Elizabeta

Edhe pse është emri i saj dhe titulli zyrtar, ta thirrni Mbretëresha Elizabeta është një hap tjetër i gabuar: kur në të vërtetë ju takoni sovranen për herë të parë, gjithmonë duhet t’i referoheni asaj me titullin “Madhëria e saj”.

Të vazhdoni bisedën

Kur flasim me Mbretëreshën (ose ndonjë anëtar tjetër të familjes mbretërore), duhet të flasim vetëm kur dikush na e kërkon dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta vazhdojmë bisedën, sepse “plumbi” i fjalës duhet të jetë gjithmonë në duart e vërteta.

T’i ktheni shpinën

Përveç uljes, një gjest tjetër që konsiderohet jashtëzakonisht i keq dhe i vrazhdë për Mbretëreshën, është t’i ktheni shpinën.

T’i shtrëngoni dorën

Kur i kushtoni homazh Mbretëreshës, gjithnjë duhet të përkuleni. Kjo nuk do të thotë që sovrania nuk mund duhet t’i shtrëngojë duart me bashkëbiseduesin e saj, por duhet gjithmonë ajo që të bëjë lëvizjen e parë.

T’i kërkoni të shkoni në «tualet»

Një fjalë që kurrë nuk duhet të dëgjohet nga një anëtar i familjes mbretërore është tualet, sepse termi francez për “banjë” ose “tualet” gjykohet mjaft i vrazhdë.

Ta prekni

Kur bëni ndonjë fotografi, t’i hidhni krahun Mretëreshës (apo një anëtari të familjes mbretërore) është rreptësisht e ndaluar. Me përjashtim të shtrëngimit të duarve (shih kartën 5), njerëzit e zakonshëm nuk u lejohet t’i prekin (por ishte vetë Mbretëresha që theu protokollin kur vendosi të përqafonte Michelle Obama gjatë takimit me ish-zonjën e parë dhe bashkëshortin e saj ).

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë