Loading…
Tifozët e Juventusit e duan akoma më shumë Ronaldon pas veprimit të tij të fundit në stërvitje
  • 14/09/2018 | 13:44

...

Cristiano Ronaldo është në disponim të mirë dhe pret që të shënojë golin e tij të parë zyrtar me Juventusin këtë fundjavë në ndeshjen kundër Sassuolos


Ylli portugez iu bashkua Juventusit për shumën prej 100 milionë euro, por ka dështuar që të shënojë në tri ndeshjet e para në Serie A ndaj Chievos, Lazios dhe Parmas, transmeton GazetaMetro.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ishte pjesë e Portugalisë për ndeshjet e shtatorit dhe kështu stërviti vazhdimisht me ‘Zonjën e Vjetër’.

Edhe pse akoma nuk ka shënuar gol Ronaldo është shndërruar në të preferuarin e tifozëve.

Në stërvitjen e fundit me Biankonerët 33-vjeçari qëndroi pas një prezantuesi të Juventusit, i cili po fliste në kamerë, dhe pastaj u tall me atë duke bërë fytyra qesharake.

Kjo video u komentua shumë në rrjetet sociale.

“Asnjëherë nuk kam menduar se do ta dua kaq shumë CR7,” ka thënë një tifoz i Juves në Twitter. /GazetaMetro/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë