Loading…
Tifozi i Celticut hyn në fushë dhe sulmon futbollistin e PSG’së (Foto)
  • 12/09/2017 | 23:30

...

Skuadra skoceze, Celtic, sipas gjasave do të përballet me dënim të rëndë nga UEFA për organizim të dobët të ndeshjes në Ligën e Kampionëve, pasi një tifoz hyri i papenguar në fushë dhe deshi ta sulmonte futbollistin e PSG’së, Kylian Mbappe, në ndeshjen që u zhvillua sonte ku francezët fituan 0-5, transmeton Gazeta Metro.


Incidenti ndodhi pak minuta para përfundimit të pjesës së parë. Sipas gazetarëve që e panë vet ngjarjen, tifozi u fut në fushë dhe deshi ta qëllonte me shall Mbappen, por nuk ia doli, dhe pastaj u kap nga rojet e sigurimit për t’u dërguar jashtë stadiumit.

PSG ‘shkatërroi’ totalisht Celticun duke e mposhtur 0-5, në ndeshjen e parë në grupet e Ligës së Kampionëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë