Loading…
Tifozi serb udhëton drejt Shqipërisë me biçikletë për ndeshjen e futbollit
  • 11/10/2017 | 16:36

...

Dragan Sibalic është një tifoz i flaktë i Partizanit të Beogradit, që më shumë njihet për udhëtimet e gjata që ka bërë me bicikletë. Me këtë mjet ai ka shkuar edhe në Japoni duke përshkuar 16 mijë kilometra.


Tifozi serb është nisur të martën me biçikletë drejt Shqipërisë për të ndjekur skuadrën e zemrës në ndeshjen e Europa League kundër Skënderbeut të Korçës në ‘Elbasan Arena’ më 19 tetor.

Sibalic është nga qyteti serb i Kralevës ndërsa deri në Elbasan dhe për tu kthyer mbrapa do të përshkojë 1600 kilometra.

“Fillimisht do të shkoj në Boljevc, ku nesër bardhezinjtë luajnë ndeshje të Kupës së Serbisë kundër Rtinja, pastaj nisem për në Nish, Surdulicë, që gjatë fundjavës të ndjek ndeshjen kampionale kundër Radnik. Rrugën do ta vazhdoj nëpër Kumanovë, Shkup dhe Ohër, deri në Elbasan”, ka thënë Sibalic.

Në vitin 2014, me biçikletë kaloi turin nëpër Moskë dhe Krasnodar deri në Stamboll për të ndjekur bardhezinjtë në Euroligën e basketbollit. “Shpresoj që ekipit të Miroslav Xhukic t’i sjell fat në Shqipëri.

“Po mendoj seriozisht që pas kthimit të nisem drejt Kiev, për ndeshjen kundërDinamos”, thënë Sibalic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë