Loading…
Tmerr në Serbi: Trajneri i klubit sulmohet me shkopij bejsbolli, pastaj tinëzisht theret me thikë
  • 14/09/2018 | 10:22

...

Katër djem me moshë rreth 20 vjeç, kanë ndërhyrë të enjten në trajnimin e klubit të hendbollit të femrave “Aleksinac” dhe para fëmijëve me shkopij bejsbolli e kanë rrahur, pastaj e kanë therur trajnerin Nenad Djuric, kryetar i atij klubi.

Incidenti ka ndodhur në hallën e sporteve të Aleksinacit rreth orës 20. Gjatë trajnimit të vajzave është shfaqur “kuarteti” i dhunuesve me shkopij bajsbolli, kanë ndërhyrë në trajnim dhe e kanë sulmuar Djuriqin, transmeton gazetametro.net.

– Ishte e tmerrshme kur në një çast kanë mësyrë me shkopij bajsbolli. Ai i mbrojt prej njërit, por nuk mundi nga të gjithë. Gjaku pikonte në tokë nga rrahja, ndërsa vajzat bërtisnin – ka thënë një dëshmitar.

Djuric ka tentuar t’i dëbojë sulmuesit, por deri sa njëri e goditte me shkop, tjetri e ka sulmuar tinëzisht dhe e ka therë me thikë e pastaj kanë ikur, njoftojnë mediet beogradase./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë