Loading…
“Tokën e Amerikës do ta bëjmë hi, Japoninë do ta fundosim në det”, kërcënimi i fundit nga Koreja Veriore
  • 14/09/2017 | 11:50

...

Agjencia shtetërore e Koresë Veriore ka kërcënuar të enjten se ajo do të përdorë armatimin nuklear që të “fundosë Japoninë ndërsa SHBA të shndërrojë në hi dhe terr” për shkak të përkrahjes së sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj këtij vendi, përcjell Gazeta Metro.


Agjencia e Phenianit, e ngarkuar për marrëdhënie ndërkombëtare dhe propagandë, KAPPC, ka bërë thirrje për shpërbërje të Këshillit të Sigurimit të KB, të cilin quajti “armë të së keqes të përbërë nga vendet e korruptuara” të cilët i zbatojnë komandat e SHBA.

“Më nuk ka nevojë që Japonia të ekzistojë afër nesh. Katër ishuj të arkipelagut duhet fundosur në det me bombën tonë nukleare”, ka publikuar agjencia KAPPC.

Tensionet në rajon janë rritur pas testimit të gjashtë dhe më të fuqishëm nuklear të Koresë Veriore më 3 shtator.

Këshilli i Sigurimit njëzëri ka miratuar rezolutën mbi sanksioneve të reja ndaj këtij shteti të hënën, gjë që ka shkaktuar një sërë kërcënime të reja mbi shkatërrimin e SHBA, Japonisë dhe Koresë Jugore.

“Do të shndërrojmë tokën e SHBA në hi dhe errësirë. Ta tregojmë mërinë tonë me gjithë mjetet për hakmarrje të cilat i kemi përgatitur deri tani”, qëndron në deklaratë në KAPPC.

Japonia e kritikoi ashpër kërcënimin më të ri të Koresë Veriore.

“ Kjo proklamatë është skajshmërisht provokuese dhe tmerruese. E rritë dukshëm tensionin në rajon dhe është absolutisht e papranueshme”, ka deklaruar të enjten sekretari kryesor i qeverisë japoneze Yoshihide Suga. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë