Loading…
Tom Kruz kapet duke xhiruar skenat e vështira për filmin Misioni i Pamundur 6
  • 13/01/2018 | 17:20

...

Aktori i Hollywoodit, Tom Kruz, është parë nga disa përdorues të rrjeteve sociale duke xhiruar skenat e ‘pamundura’ të serisë së re të filmit ‘Mission Impossible 6’ në Londër të Britanisë, transmeton gazetametro.net

Të shtunën, Kruz është parë duke xhiruar skena pikërisht në vendin ku pesë muaj më parë kishte thyer kyçin e këmbës duke tentuar ta përfundonte xhirimin e skenës së njëjtë.

Pas rikuperimit, ai me ekipin është kthyer në Londër për të xhiruar këtë skenë, që në bazë të asaj që shihet në këto pamje duket mjaft e vështirë.

Një kërcim spekktakolar nga dritarja e vrapim nëpër çati është vetëm një pjesë e përmbajtjes së kësaj skene të madhe, gjithnjë nën përcjelljen e një helikopteri.

Misioni i Pamundur 6 do të shfaqet në kinema në korrik të këtij viti. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë