Loading…
Tragjedi: Ndahet nga jeta reperi i njohur 21-vjeçar
  • 19/11/2017 | 13:12

...

Bota e muzikës dhe rrjetet sociale janë tronditur ditën e sotme. Ylli i “YouTube” dhe reperi me një karrierë në ngjitje, Lil Peep, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare. Reperi, emri i vërtetë i së cilit ishte Gustav Åhr, është dërguar në spital në Tucson ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e një overdoze.


Gjatë së mërkurës, në një video ai shprehej se ishte “flakë” pasi kishte konsumuar lëndë narkotike dhe gjithashtu, kishte postuar edhe një foto ku shkruante: “Kur të vdes, do të më doni!”

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i tij i cili në një status në rrjetet sociale ka shkruar: “E prisja këtë telefonatë prej një viti, dreqi ta hajë!”

Lil Peep, i rritur në New York, u bë i njohur fillimisht falë disa videove të postuara në “You Tube” e më pas nisi karrierën si një reper, duke publikuar albumin e tij të parë në 1 shtator. Muzikantë dhe personazhe të shumtë të njohur kanë shprehur tronditjen për lajmin e rëndë, duke i uruar të reperit që të prehet në paqe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë