Loading…
Tragjike, e reja shqiptare vdes në aksident |FOTO
  • 12/06/2018 | 23:05

...

Një ngjarje e tjetër e rëndë ka ndodhur në Itali, me protagonist një vajzë të re shqiptare.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj aksidenti i rëndë ka ndodhur në Cremona, Itali. Shqiptarja që ka humbur jetën është identifikuar si Xhoana Prenga 22 vjeçe.

Ajo po udhëtonte me një makinë ‘Ford Fiesta’ nën shoqërinë e një mikut të saj.

Mjeti drejtohej nga miku i saj një 23-vjeçar italian, i cili ka humbur kontrollin dhe më pas është përmbysur në një kanal për të shpërthyer më pas në flakë.

Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë, por ishte shumë vonë për të renë shqiptare, trupi i së cilës u nxor nga shërbimi zjarrfikës.

Miqtë e kanë përshkruar Xhoanën ‘si një vajzë të mbushur me jetë dhe naive’. Ajo jetonte në Croce me të ëmën e saj Diana Dollani dhe me motrën, ndërsa babai i tyre jeton në Pescara.

Policia pritet të marrë në pyetje 23-vjecarin italian për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë