Loading…
Tragjike: Në moshë 20 vjeçare vdiq këngëtari Jackson Odell |FOTO
  • 11/06/2018 | 16:19

...

I njohur nga “The Goldbergs”, këngëtari dhe aktori Jackson Odell është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.


Njëzetvjeçari është gjetur i vdekur në një shtëpi rehabilitimi në San Fernando Valley të Hollywoodit. Odell po qëndronte atje për të tejkaluar problemet me drogën. Shkaku i vdekjes nuk dihet ende por po pritet përgjigja e autopsisë.

Ai e ka nisur karrierën e tij që në moshën 12-vjeçare. Ai luante rolin e “Ari” në serialin “The Goldbergs”, aktori në “The Fosters”, “Family Modern” dhe “iCarly”.

Gjithashtu luajti në filmin e vitit 2011 “Judy Moody dhe Not Bummer Summer” me Heather Graham. Odell shkroi këngë për filmin romantik “Forever My Girl” të vitit 2018, duke përfshirë “Wings of an Angel”. Odell kompozonte, këndonte dhe bënte covers. të cilat i postonte në kanalin e tij në YouTube.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë