Loading…
‘Trainkos’ afër falimentimit
  • 11/01/2017 | 08:48

...

Keqmenaxhimi dhe futja e një operatori privat në sektorin e hekurudhave po rrezikon t’i lërë qindra punëtorë të kompanisë publike “Trainkos” në rrugë.


Siç shkruan gazeta “Zëri” kjo kompani ka hyrë në binarë të falimentimit.

Kompania “Trainkos”, e cila udhëhiqet nga Gelor Shala, për të cilin mediet më herët kishin raportuar se ka lidhje me familjarë të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci, viteve të fundit po ballafaqohet me rënie të transportit hekurudhor të mallrave, si dhe po kritikohet se njëkohësisht ka rritur pagat, si dhe numrin e të punësuarve në kompani.

Pavarësisht vështirësive të kompanisë publike nga rënia e sasisë së transportit dhe rritjes së shpenzimeve, në vitin 2014 është licencuar edhe një operator privat për transportin hekurudhor të mallrave, kompania “Railtrans”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë