Loading…
Trainkos bëhet edhe me 10 vagonë për udhëtarë
  • 09/06/2017 | 12:56

...

Në një ceremoni të organizuar sot në ARH-së u tha se këta hapa inkurajojnë rritjen e numrit të udhëtarëve që udhëtojnë me tren.


Drejtori i Autortietit Rregullativ të Hekurudhuave Shkëlzen Qorri , tha se ky është një proces shumë i rëndësishëm dhe do të ketë ndikim në rritjen e numrit të udhëtarëve.

“Është për t’u vlerësuar që në bazë të regjistrit tonë tani kemi një dyfishim të vagonëve me autorizime ku deri tani kanë qenë 9 vagonë të autorizuar dhe nga sot e tutje kemi 10 vagonë të rinj të autorizuar gjithsej 19 . Futja në shërbim e këtyre vagonëve të rinj shpresojmë dhe fuqishëm besojmë se do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që si formë transporti kanë zgjedh transportin hekurudhor duke u kujdesuar që vetë komoditeti dhe siguria e këtyre vetë vagonëve edhe një vlerë promovuese për vetë juve kompani Trainkos me qëllim të rritjes së numrit të udhëtarëve në të ardhmen” , tha Qorri.

Ndërsa drejtori i operimeve në Trainkos, Shiqeri Spahiu  tha se ndihet mirë me hapat që kjo ndërmarrje po merr për shërbimet për qytetarët.

“Jemi shumë të lumtur që erdhi dita më në fund që në ndërmarrjen tonë gjegjësisht në këtë vend të Kosovës të shtohen kapacitetet transportuese për qytetarët e Republikës sonë, të cilët natyrisht dita – ditës dhe kohëve të fundit janë duke shfrytëzuar dhe aplikuar transportin masiv gjegjësisht transportin hekurudhor …Kapacitetet e deritanishme tona kanë plotësuar deri diku kushtet mirëpo më futjen në funksion të vagonëve të rinj të cilët me performancën e tyre ekonomike të cilat si në kushtet verore ashtu edhe dimërore ofrojnë shërbime dhe kapacitete më të mira ne besojmë si Trainkos do ta rrisim numrin e udhëtarëve” , tha Spahiu.

Kryesuesi i departamentit të sigurisë  në ARh Afrim Mehmetaj  ka falënderuar kompaninë Trainkos me rregullat dhe aplikacionet që aplikojnë ku është arritur që brenda një kohe të shkurtër t’i kenë këta vagonë.

“Besoj që këto autorizime ndikojnë në rritjen e efektshmërisë në transportin e  udhëtarëve që kanë të bëjnë direkt në transport të udhëtarëve dhe gjithsesi kjo ndikon në rritjen e numrit të udhëtarëve pasi që komoditeti në vagonët e blerë është  shumë më i lartë në krahasim me ata që kanë qenë më herët dhe gjithsesi që kjo ndikon edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve të cilët e shfrytëzojnë transportin hekurudhor”, tha Mehmetaj.

Shpërndarja e autorizimeve për vagonët e rinj është bërë nga kryesuesi i Bordit të ARH-së , Arsim Berisha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë