Loading…
Trajneri i Maltës i ‘çon në qiell’ lojtarët kosovarë pas fitores së mbrëmshme
  • 12/10/2018 | 08:34

...

Trajneri i Maltës, Raymond Farrugia në konferencën e mbajtur sonte pas humbjes nga Kosova 3-1, e ka lavdëruar paraqitjen e Kosovës dhe ka thënë se Kosovën e pret një e ardhme e ndritshme në futboll.

Duke bërë krahasimin e lojtarëve të Kosovës dhe atyre të Maltës, ai ka thënë se Kosova ka 8 lojtarë që janë nën moshën 21 vjeçare, kurse 2-3 që janë 19 vjeçar, të cilën moshë nuk e ka kombëtarja e tij, por ai është shprehur i kënaqur me përformancën e lojtarëve të tij të treguar sonte në Prishtinë.

Në lidhje me humbjet e disa rasteve që pati Kosova, të cilat u konsideruan si fat për Maltën, trajneri maltez për këto i ka dhënë merita portierit, ndërsa ka thënë se Kosovën e pret një e ardhme e mirë në futboll.

“Portieri ka bërë një përfomancë shumë të mirë, dhe si fjalë e fundit dua me përshëndet gjithë popullin e Kosovës me falënderuar dhe me u thënë që keni një të ardhme të ndritshme në futboll, sepse është edhe një shtet i ri dhe një kombëtare e re”, tha Farrugia.

Ndeshja është zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky është takimi i tretë i Kosovës në Ligën e Kombeve, ku nga tri takimet, ka arritur dy fitore dhe një barazim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë