Loading…
Trajneri i ri i Real Madridit: Messi është lojtari më i mirë në histori
  • 12/06/2018 | 17:57

...

Klubi i madh spanjoll, Real Madrid, ka emëruar sot trajnerin e ri. Julen Lopetegui do të jetë në stolin e madrilenëve që pas përfundimit të kampionatit botëror në Rusi, ku ai do të drejtojë Spanjën, transmeton Gazeta Metro.

Mediat botërore janë kapur në befasi nga ky emërim, pasi ish-trajneri i Portos kishte nënshkruar kontratë të re me Spanjën pak javë më parë dhe nuk pritej që ai të ishte i zgjedhuri për ta pasuar Zidanin në këtë post.

Mirëpo, Lopetegui nuk duket që ndan mendim të njëjtë me përkrahësit e Realit. Në një intervistë gjatë muajit nëntor, ai kishte thënë që lojtari më i mirë në historinë e futbollit është Lionel Messi.

Duke folur për gjasat e Argjentinës në Botëror, Lopetegui tha që ata kanë Messin dhe një trajner të mirë, prandaj janë favoritë për të triumfuar.

“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Argjentina ka edhe lojtarë të tjerë shumë të mirë dhe një trajner që përbën plus”, kishte thënë Lopetegui.

Këto deklarata me siguri nuk i ka mirëpritur Cristiano Ronaldo, i cili ka deklaruar shpesh publikisht që është lojtari më i mirë në botë. Lopetegui do ta marrë drejtimin e Realit në pjesën e dytë të muajit korrik. /gazetametro.net

ZYRTARE: Real Madridi emëron trajnerin e ri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë