Loading…
Trajneri i Shakhtarit vishet si ‘Zorro’ pas fitores kundër Manchester Cityt
  • 07/12/2017 | 08:25

...

Trajneri i ekipit ukrainas, Shakhtar Donetsk, ka mbajtur fjalën dhënë mediave dhe ka dalë në konferencë pas ndeshjes së fundit në grup me veshje të personazhit të filmave ‘Zorro’, transmeton gazetametro.net


Zorro është nofka për karakterin e filmave Diogo de la Vega, film që ishte bërë shumë i famshëm në vitet e 90’ta.

Trajneri i Shakhtarit, Paulo Fonseca, kishte premtuar që nëse ekipi i tij kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ai do të dilte para gazetarëve me kapelë dhe pelerinë të Zorros. Pikërisht këtë bëri pasi futbollistët e tij mundën Cityn 2-1, për të marrë biletën për fazën tjetër si ekipi i dytë në grup para Napolit dhe Feyenoordit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë