Loading…
Trajneri që çoi Kroacinë në finale ishte shkarkuar nga puna në Shqipëri
  • 12/07/2018 | 09:57

...

Kroacia është padyshim skuadra e momentit në futboll. Pas fitores ndaj Anglisë në gjysmëfinale, kroatët arritën historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finale të një kampionati botëror, shkruan Gazeta Metro.

Në fillim të Botërorit askush nuk do ta kishte parashikuar që ekipi ballkanas do të shkonte kaq larg, edhe pse vlerësohet lartë për lojën dhe disa yje që ka në ekip.

Një ndër më meritorët për këtë sukses është trajneri Zlatko Dalic.

Dalic e kishte marrë menaxhimin e kombëtares kroate vetëm vitin e kaluar, një kohë relativisht e shkurtër për t’u përgatitur për një kampionat të këtij niveli.

Interesant është fakti që pikërisht trajneri që tashmë do të luajë në finale të Botërorit kishte punuar edhe në Shqipëri gjatë karrierës së tij, ku kishte menaxhuar skuadrën e Dinamos së Tiranës.

Dalic, që në atë kohë po e menaxhonte ekipin U-21 të Kroacisë, kishte nënshkruar kontratë dy vjeçare me Dinamon e Tiranës më 2008, por ishte shkarkuar pasi humbi ndeshjen e dytë ndaj Partizanit dhe u zëvendësua nga Shkëlqim Muça.

Pas aventurës në Shqipëri, Dalic u kthye në vendlindje te Slaven Belupo, para se të niste një aventurë të re në Arabinë Saudite, ku kishte menaxhuar tri skuadra në katër vite, për të kaluar më pas në Emiratet e Bashkuara ku udhëhoqi skuadrën Al-Ain për tri vite deri më 2017. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë